Theth

I vendosur në një nga luginat më të izoluara dhe më piktoreske të Alpeve, Thethi është një fshat që ruan me krenari trashëgiminë e tij shekullore. I aksesueshëm përmes Qafës së Tërthores (2000 m), fshati të mirëpret me një panoramë madhështore të rrethuar nga male të thepisur dhe gjelbërim.
Thethi njihet për monumentet e tij natyrore si Ujëvara e Grunasit, Kanioni i Grunasit, burimet e Okolit, si dhe për Kullën e Ngujimit, një simbol i historisë dhe zakonit të Kanunit në këtë trevë. Në vitet e fundit, Thethi ka përjetuar një zhvillim të qëndrueshëm turistik me ndërtimin e bujtinave dhe shtigjeve të mirëmbajtura për hiking dhe eksplorim.

Facebook
LinkedIn
Email
X