Liqeni ndodhet 600 metër në veriperëndim të fshatit Tejs dhe në jugperëndim të Shullanit të Radomirës, në vendin e quajtur Zabeli i Madh. Ka lartësinë mbi 16030m mbi nivelin e detit të Malit të Kurorës së Lurës i vendosura në një cirk të madh kompleks akullnajor. Dallohet për thellësinë më të madhe se të liqeneve të tjerë akullnajorë të Lurës. Ka ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë.
Liqeni në dimër ngrin në sipërfaqe dhe ka një hapësirë prej 0.8 ha. Është i pasur me një botë të gjallë të larmishme dhe formon një ekosistem interesant të liqeneve alpine. Ka vlera shkencore gjeologjike, hidrologjike, biologjike, estetike, didaktike, ekologjike dhe kulturore.
Ky liqen është i rrethuar nga një masiv pyjor me pishë të zezë. Për vlerat e veçanta natyrore gëzon statusin Monument Natyre.