Liqeni i Shebenikut

Ndodhet në shpatin verior të majës së Shebenikut, në lartësinë 1800 m, i vendosur në një cirk të madh kompleks akullnajor. Ka ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë. Gjatë dimrit ngrin në sipërfaqe. Dallohet për botë të pasur të gjallë dhe formon një ekosistem interesant të liqeneve alpinë. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), estetike, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohen sipas intinerarit Librazhd – Rajcë ose Qarrishtë dhe pastaj merret rruga këmbësore deri tek monumenti.

Facebook
LinkedIn
Email
X