Liqenet akullnajorë të Kacnisë

Liqenet e Kacnisë ndodhen në shpatin lindor të malit të Balgjajt, që kufizohet me Matin, në jugperëndim të fshatit Kacni, prej nga kanë marrë emrin, të qarkut të Dibrës, në lartësinë mbi 1700 m.

Janë të vendosura në disa cirqe të mëdhenj komplekse akullnajore. Përbëjnë liqene akullnajore. Liqeni më i madh ka përmasat 400×250 metra (10 ha). Janë 12 liqene gjithsej të cilët nëse ju shton edhe ato të Matit dhe Bulqizës e bëjnë malin e Balgjajt më të pasurin në vend sa i përket liqeneve akullnajore.

Sipërfaqja e tyre arrin afërsisht në 30 ha. Kanë thellësi mbi 5 – 6 m. Kanë ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë. Gjatë dimrit ngrijnë në sipërfaqe. Janë të pasur me një botë të gjallë dhe formojnë një ekosistem interesant të liqeneve alpine.

Liqenet e Kacnisë kanë ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë. Gjatë dimrit ngrijnë në sipërfaqe.

Facebook
LinkedIn
Email
X