Zana Çela flet për audiencën austriake: Shqipëria, destinacion turistik elitar dhe i qëndrueshëm

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, znj. Zana Çela ishte e ftuar në një nga episodet e podcastit OEWFOLK, të moderuar nga znj. Astrid Steharnig-Staudinger, Drejtoreshë Ekzekutive e Bordit të Turizmit të Austrisë.

Gjatë intervistës, znj. Çela ndau vizionin e Qeverisë Shqiptare dhe angazhimin e AKT-së për promovimin e Shqipërisë si një destinacion turistik elitar dhe të qëndrueshëm deri në vitin 2030.

Biseda u përqendrua në fuqinë transformuese të trashëgimisë kulturore, pasurive natyrore të Shqipërisë dhe rolin kyç të bashkëpunimit ndërkombëtar në ndërtimin e një turizmi që jo vetëm tërheq vizitorë, por edhe edukon dhe pasuron përvojën turistike.

 

 

Shpërndaje në: