Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, znj. Zana Çela mori pjesë në aktivitetin “Udhëtim për Nismën e Biznesit për Kompanitë Gjermane në Sektorin e Turizmit dhe Trajnimeve në Shqipëri”, e organizuar nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA), e mbështetur nga Ministria Federale Gjermane e Ekonomisë dhe Energjisë.
Në fjalën përshëndetëse, Znj. Çela ndau vizionin e Qeverisë Shqiptare për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, duke theksuar investimet strategjike në infrastrukturë, digjitalizimin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve. Po ashtu Drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me partner si Gjermania për forcimin e promovimit të turizmit dhe mikpritjes.
Ky aktivitet i realizuar në bashkëpunim me SBS Systems for Business Solutions mirëpret në Shqipëri një delegacion me kompani gjermane që veprojnë në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional në turizëm dhe hoteleri- një hap i rëndësishëm drejt krijimit të partneriteteve të reja dhe shkëmbimit të përvojave mes dy vendeve.


