Aplikacioni TEA u vlerësua me çmimin e Inovacionit për vitin 2023, në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve të Turizmit Shqiptar, nga Fondacioni Albanian Exellence.
Ky çmim iu atribua Aplikacionit TEA, si Kalendari i parë digjital i eventeve të turizmit kulturor dhe traditës në Shqipëri, i krijuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për t’u ardhur në ndihmë vizitorëve vendas dhe të huaj, që bashkë me destinacionet e Shqipërisë turistike të njohin dhe përjetojnë eventet më të bukura të kulturës, arteve, sporteve dhe traditës të shpërndara gjatë gjithë vitit anekënd Shqipërisë.
Çmimin për Aplikacionin TEA e tërhoqi zëvendësministrja e MTM-së, Znj. Vilma Bello në një mbrëmje të mbajtur me këtë rast.
Agjencia Kombëtare e Turizmit falenderon Fondacionin Albanian Exellence për këtë çmim të bukur dhënë në këtë vit të jashtëzakonshëm për turizmin shqiptar.