test

Tirana, kryeqyteti i rinisë

Tirana, the Youthful Capital

Tirana, e rrethuar nga malet dhe bregdeti, në zemër te Shqipërisë, midis të vjetrës dhe modernes, ruan dhe ofron thesare të kulturës kombëtare si dhe ato evropiane, duke e bërë një destinacion mikpritës për çdo turist mbarëbotëror.

Pak histori  

Tirana është shpallur kryeqytet vonë, në vitin 1920, kur po ashtu pati ndikim arkitekturor nga emra italianë dhe austriakë, të cilët ndihmuan në modernizimin e atëhershëm të kryeqytetit të Shqipërisë. 

Por, përpara se të bëhej kryeqytet, Tirana ose ndryshe ‘Terana’, e ashtuquajtur nga paraardhësit tanë ilirë, datohet në hartën e lashtë që nga epoka paleolitike, 10 mijë deri në 30 mijë vite më parë. Lashtësia e Tiranës thyhet që nga momenti kur Sulejman Pashë Bargjini e shpalli qytet, 400 vjet më parë, në 1614, kohë në të cilën nisi edhe puna për ndërtimin e infrastrukturës së qytetit me ndërtimin e një xhamie, një hamami dhe furrën e parë. Afërsisht 200 vite më vonë, Tirana nis të qeveriset nga familja më e hershme vendase, familja Toptani.
Evidencat fillestare të një qyteti të porsalindur mbas vitit 1920, ishin pikërisht iniciativa e arkitektëve të njohur italianë, të cilët dhanë kontributin e tyre për projektimin e qendrës historike të Tiranës me ndërtesat e shekullit të 20. 

Bulevardi « Dëshmorët e Kombit », i cili sot shtrihet përgjatë qendrës së Tiranës dhe shërben si lidhes midis monumentit te heroit kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu dhe sheshit te dedikuar heroines shqiptare Nene Tereza, u ndertua po ashtu ndermjet viteve te rilindjes se Tiranes si kryeqytet.

Harmonia e të vjetrës dhe modernes – Destinacione të pashmangshme

Tirana është një qytet shumëngjyrësh. Ndonese je apasionant i historisë, gastronomisë, kulturës, traditës, jetës së natës apo eksplorimit në përgjithësi, ajo ofron një gamë destinacionesh,, të cilat medoemos nuk duhen shmangur përgjatë qendrimit tuaj ne qytet. 

Sheshi Skënderbej

Udhëtimi juaj nis idealisht me qendrën historike të Tiranës, dhe pikërisht me Sheshin  Skënderbej, i cili bën bashkë tre monumente ikonike, të cilat përfaqësojnë kryeqytetin tonë: busti i Skënderbeut, Sahatin e Tiranës dhe Muzeun Historik Kombëtar. Secili monument ka një histori për të treguar dhe ndodhi për të rrëfyer.

Një Piramidë jo dhe aq antike tashmë e transformuar 

Një udhëtim në këmbë nga qendra e Tiranës të sjell përdrejt piramidës së kryeqytetit e ndërtuar jo nga egjiptianët por si muze kushtuar diktatorit, në vitet ’80. 

Sot, Piramida është transformuar në qendrën e Inovacionit dhe kapacitetit teknologjik të qytetit, me zyrat e brendshme të IT-së dhe start-upeve, por gjithashtu edhe në qendrën TUMO të argëtimit për të gjitha grupmoshat, dhe në një mjedis baresh e restorantesh nëpër kubar shumëngjyrësh rrotull saj. Po ashtu, shkallët e jashtme të Piramidës të ndihmojnë të arrish në majën e saj, ku turistët mund të shijojnë pamjen 360 gradë të kryeqytetit shqiptar. 

Parku i madh i Liqenit Artificial të Tiranës 

Ky park i drunjtë dhe i ujshëm është sheshpushimi i preferuar i vendasve dhe i turistëve gjithashtu. Tek Liqeni Artificial mund të gjenden lirshëm qytetarë të apasionuar pas peshkimit, që bëjnë piknik, që çlodhen në baret dhe restorantet anës liqenit, që bëjnë ushtrime fizike apo që shijojnë tingujt e muzikës të artistëve lokalë që performojnë nën hijen e gjelbërimit të parkut. Parku i madh i Liqenit të Tiranës është një kënd lojrash gjigand për të gjithë grupmoshat që e vizitojnë.

Kalaja e Tiranës 

Me njësi shërbimi varg njëri pas tjetrit në të dy anët e pedonales, kjo hapësirë ku ndërthuret e vjetra me modernen, si mjedis kulinarie dhe artizanati është kthyer në një zë të fuqishëm në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe materiale.

E ndërtuar në afërsi të kalasë së vjetër të Justinianit, një nga mbetjet e pakta arkeologjike, ende e pranishme në zemër të kryeqytetit shqiptar, Kalaja është në pronësi të familjes Toptani, një nga familjet më të pasura në Shqipëri dhe zonën ballkanike, me origjinë nga qyteti i bukur i Krujës, e cila u zhvendos në Tiranë në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Disa anëtarë të familjes Toptani, gjatë viteve të sundimit osman, u urdhëruan nga Perandoria për të qeverisur territoret e atëhershme otomane në tokën shqiptare. Tanime, shtëpia e Toptanëve është kthyer në një oaz që i uron mirëseardhjen çdo familjeje nga Shqipëria dhe bota.

Mali i Dajtit

Pjesë e panoramës turistike të kryeqytetit, është edhe Mali i Dajtit, i cili ofron një pamje tejet mbresëlënëse me aktivitetet e shumëllojshme te tij. Pra, nese po mendoheni nese jashte qytetit ka gjalleri, te jeni te sigurte qe nese i keni qejf lartesite, mali i Dajtit ofron nje varietet aktivitetesh qe perfshijne ngjitje \hiking\, lojra rezistence neper pemet e pyjeve te Dajtit, por mbi te gjitha, xhiroja e famshme me teleferik ne lartesine e plot 1600 metrave mbi nivelin e detit.

Kur perëndon Dielli 

Skena e jetës së natës në Tiranë rritet gradualisht çdo vit dhe klubet e qytetit, të vendosura kryesisht rreth ish Bllokut, ndryshojnë shumë në temë dhe atmosferë. Nëse preferon muzikën latine, techno, komerciale shqiptare apo internacionale, Tirana, veçanërisht në pjesën elitare të ish Bllokut, mirëpret çdo shije muzikore të secilit prej jush.

BunkArt

Bunk’Art është një bunker masiv i ndërtuar ne periudhen e komunizmit, tanime një muze dhe atraksion turistik. I ndërtuar me urdhër të Enver Hoxhës, që sundoi Shqipërinë për rreth 50 vjet si strehë në rast lufte, BunkArt deshmon se si e kaluara e erret mund te ndricoje te tashmen.

Sot bunkeri është i hapur për vizitorët dhe është një monument i së kaluarës komuniste të Shqipërisë. Një shëtitje nëpër korridoret e bunkerit te perfshin plotesisht dhe hollesisht ne nje nga periudhat me te rendesishme te regjimit komunist ne Shqiperi.

Pazari I Ri

Pazari i Ri,një nga lagjet më të vjetra te kryeqytetit shqiptar, i cili e ka marrë emrin nga tregu i ushqimeve që ndodhet në këtë zonë.

Këtu gjenden larmishmeri frutash, perimesh, mishi, ushqim deti dhe erëzat tradicionale Shqiptare. Alegria e shitesve tek Pazari i Ri dallohet jo vetëm kur t’ju ndihmojne te zgjidhni produktet me te fresketa, por edhe ne rastin se interesoheni për historitë e fshehura te këtij tregu të zhurmshëm.

Surrounded by mountains and coastlines, nestled in the heart of Albania, Tirana bridges the old and the modern, preserving and offering treasures of national and European culture, making it a welcoming destination for global tourists.

A Bit of History

Tirana was declared the capital relatively late, in 1920, influenced architecturally by Italian and Austrian names, who contributed to the then-modernization of Albania’s capital.

Before becoming the capital, Tirana, or ‘Terana’ as called by our Illyrian ancestors, dates back to the Paleolithic era, 10,000 to 30,000 years ago. The ancient history of Tirana goes back to when Sulejman Pashë Bargjini declared it a city in 1614, which marked the beginning of city infrastructure with the construction of a mosque, a bathhouse, and the first bakery. Approximately 200 years later, Tirana began to be governed by the Toptani family, one of the oldest local families. The initial evidence of a newly born city post-1920 were the initiatives of renowned Italian architects who contributed to the design of Tirana’s historical center with 20th-century buildings.

“Dëshmorët e Kombit” Boulevard, which today extends through the center of Tirana and serves as a connector between the monument of the national hero Gjergj Kastrioti Skanderbeg and Nene Tereza Square, was also constructed during Tirana’s renaissance as the capital.

Harmony of the Old and the Modern – Must-Visit Destinations

Tirana is a city of many colors. Whether you’re passionate about history, gastronomy, culture, tradition, nightlife, or general exploration, it offers a range of destinations that should not be missed during your stay.

Skanderbeg Square

Your journey ideally begins with Tirana’s historical center, particularly Skanderbeg Square, which unites three iconic monuments representing our capital: the bust of Skanderbeg, the Tirana Clock Tower, and the National History Museum. Each monument has a story to tell and events to recount.

A Not-So-Ancient Pyramid Transformed

A walk from Tirana’s center brings you to the city’s pyramid, built in the ’80s as a museum dedicated to a dictator.

Today, the Pyramid has transformed into the city’s Innovation and Technological Capacity Center, with internal IT offices and startups, as well as the TUMO Entertainment Center for all ages, and a surrounding environment of colorful bars and restaurants. The Pyramid’s exterior stairs also help visitors reach its summit, where tourists can enjoy a 360-degree view of the Albanian capital.

The Grand Park of Tirana’s Artificial Lake

This wooded and watery park is a favorite relaxation spot for locals and tourists alike. At the Artificial Lake, you can easily find fishing enthusiasts, picnickers, people relaxing in lakeside bars and restaurants, exercising, or enjoying the sounds of local artists performing in the park’s greenery. The park is a giant playground for all ages visiting it.

Tirana Castle

With a range of service units lined up on both sides of the pedestrian street, this space, where the old meets the modern, has become a strong voice in promoting cultural and material heritage as a culinary and artisanal environment.

Built near the ancient Justinian Castle, one of the few archaeological remains still present in the heart of the Albanian capital, the Castle is owned by the Toptani family, one of the wealthiest families in Albania and the Balkans, originally from the beautiful city of Krujë, who moved to Tirana in the 17th century. Some members of the Toptani family were ordered by the Ottoman Empire to govern the then-Ottoman territories in Albanian land during their reign. Now, the Toptani house has transformed into an oasis welcoming every family from Albania and the world.

Mount Dajti

Part of the capital’s tourist panorama, Mount Dajti offers breathtaking views with its diverse activities. If you’re wondering if there’s excitement outside the city, rest assured that if you enjoy heights, Mount Dajti offers a variety of activities including climbing/hiking, endurance games in Dajti’s forest trees, and the famous cable car ride at an elevation of 1600 meters above sea level.

As the Sun Sets

Tirana’s nightlife scene gradually grows each year, and the city’s clubs, mainly located around the former Block area, vary greatly in theme and atmosphere. Whether you prefer Latin music, techno, Albanian or international commercial music, Tirana, especially in the elite part of the Block, welcomes every musical taste.

Bunk’Art

Bunk’Art is a massive bunker built during the communist period, now a museum and tourist attraction. Built by Enver Hoxha, who ruled Albania for about 50 years as a shelter in case of war, BunkArt demonstrates how a dark past can illuminate the present.

Today, the bunker is open to visitors and serves as a monument to Albania’s communist past. A walk through the bunker’s corridors thoroughly immerses you in one of the most important periods of the communist regime in Albania.

The New Bazaar

The New Bazaar, one of the oldest neighborhoods of the Albanian capital, got its name from the food market located in this area.

Here you can find a variety of fruits, vegetables, meat, seafood, and traditional Albanian spices. The vendors’ joy at the New Bazaar is evident not only in helping you choose the freshest products but also if you’re interested in the hidden stories of this

Shpërndaje
Shperndaje:
WEB agency Albania