Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Zana Çela zhvilloi një tur takimesh me kryetarët e bashkive të Shkodrës, Vlorës, Durrësit, Sarandës, Lushnjes, Beratit, Gjirokastrës, Përmetit, me të cilët diskutoi për pasurimin e mëtejshëm të Kalendarit Kombëtar të Eventeve të Turizmit, Kulturës, Arteve, Traditës e Sporteve, TEA.
Në takimet me kryetarët e bashkive kryesore të vendit, Benet Beci, Ermal Dredha, Emiriana Sako, Eriselda Sefa, Oltion Çaçi, Ervin Demo, Flamur Golemi e Alma Hoxha u konkretizua puna për shtimin e shërbimeve të aplikacionit TEA, për t’a kthyer atë në udhërrëfyesin kryesor të aktiviteteve dhe shërbimeve për turistët vendas dhe të huaj.
Takimet nëpër bashkitë e tjera të vendit do të vijojnë, ashtu si dhe puna për të ndriçuar destinationet tona të mrekullueshme natyrore e trashëgiminë kulturore me një seri eventesh artistike, në mënyrë që të garantojmë rritjen e një turizmi të qëndrueshëm dhe cilësor.
Kalendari Kombëtar Digjital i Eventeve, TEA u prezantua verën e kaluar për t’u bërë guida e aktiviteteve për mijëra turistë e pushues, që vizitojnë vendin tonë.