Në zonat malore, leshi shërbente si material bazë për prodhimin e rrobave dhe objekteve të ngrohta.
Punimet më të njohura janë:
- çorape të trasha të punuara me dorë,
- tirqit e veriut,
- strukët (batanije të trasha),
- qilimat e endur në vegjë,
- çibunët dhe jelekët e stolisur.
Modelet janë kryesisht gjeometrike dhe ngjyrat natyrale vinin nga ngjyruesit bimorë, të përftuar nga rrenjë, lule dhe lëvore pemësh.