Gdhendja në dru është një nga mjeshtëritë më artistike shqiptare dhe ka prodhuar objekte të jashtëzakonshme, nga orenditë e thjeshta deri te elementet e kultit.
Përmenden sidomos mjeshtra si Stefan Barka dhe Naum Ngjela, të cilët realizuan ikonostase të mrekullueshme në kishat e Beratit në shekullin XIX.
Punimet në dru përfshijnë:
- ikonostase, korniza ikonash, dyer kishtare,
- dollapë muri, tavanet e gdhendura, parmakë e ballkone,
- arka nusesh, lugë e vegla kuzhine,
- orendi shtëpie të thjeshta, por me motive të pasura gjeomterike e florale.
Motivet e përdorura, pema e jetës, rrushi, lulet, spiralet, simbolizojnë besimin, rritjen dhe lidhjen me natyrën.