Pogradec

Liqeni Pogradecit

City not found: 40.898474,20.6472587

Qyteti i buzë liqenit

Pogradeci, qyteti piktoresk buzë liqenit të Ohrit, në Shqipërinë juglindore është një destinacion popullor për udhëtarët që kërkojnë një arratisje të qetë mes bukurive natyrore, trashëgimisë së pasur dhe mikpritjes së ngrohtë. Pogradeci me liqenin e Ohrit të njohur për mjedisin e tij mahnitës si një nga liqenet më të vjetër dhe më të thellë në Evropë eshte pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Pogradeci, qyteti piktoresk buzë liqenit të Ohrit, në Shqipërinë juglindore është një destinacion popullor për udhëtarët që kërkojnë një arratisje të qetë mes bukurive natyrore, trashëgimisë së pasur dhe mikpritjes së ngrohtë.

Pogradeci me liqenin e Ohrit të njohur për mjedisin e tij mahnitës si një nga liqenet më të vjetër dhe më të thellë në Evropë eshte pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Ujërat e liqenit të rrethuar nga gjelbërimi dhe malet madhështore ofrojnë mundësi të pafundme për aktivitete ujore, nga noti dhe shëtitja me varkë deri te peshkimi dhe vëzhgimi i shpendëve. Liqeni është gjithashtu shtëpia e llojeve të shumta të peshqve, duke veçuar koranin, simbolin e qytetit të Pogradecit për nga rëndesia dhe shija.

Pogradeci krenohet me një histori magjepsëse dhe një pasuri atraksionesh kulturore. Atraksionet janë të shumta në Pogradec, duke nisur nga qyteti i vjetër i njohur për arkitekturën e tij osmane dhe ballkanike , kalaja 2400 vjeçare me hijeshinë e saj unike, varret mbretërore të Selcës si edhe vendbanimet palafite të Linit. Në një zbulim novator, që ka ndryshuar njëherë e përgjithmonë perspektivën turistike të fshatit Lin, arkeologët e huaj e kanë shpallur vendbanimin e Linit si më të vjetrin në Evropë, mbi 8500 vjet.

Ndërkohë katër kilometra në lindje të Pogradecit ndodhet pika turistike e Drilonit, ku natyra nuk e ka kursyer bukurinë. Pemët e shumta dekorative dhe bimët e ndryshme janë në harmoni të plotë me ujërat e kristalta të lumit Drilon, rrugicat për shëtitje, urat karakteristike prej druri dhe shpendët e bëjnë atë një nga vendet më të vizituara në këtë qytet.

Tushemishti, krahas qytetit të Pogradecit ka një plazh të gjatë, i cili është magnet për pushuesit verorë. Në brendësi të fshatit gjenden shtëpi qindravjeçare, kisha e Shën Pandelimonit, por turistët mund të shijojnë edhe gatimet tradicionale dhe mollët e famshme të zonës. Një nga gjërat më “pikante” në brendësi të fshatit është monumenti i “Teto Ollgës”, bashkë me bustin që është ndërtuar për nder të aktores Violeta Manushi.

Në Pogradec do të gjeni një sërë mundësish akomodimi që i përshtaten preferencave dhe buxhetit të gjithkujt. Mos ngurroni ta vizitoni Tushemishtin dhe Drilonin aty pranë, nëse kërkoni t’i jepni shije udhëtimit tuaj në juglindje të Shqipërisë.

Bashkia Pogradec

Share

Facebook
LinkedIn
Email
X

Pikat e Interesit

Zbulo Pogradecin

Visit Pogradec

Aktivitete të pafundme për ty