Prestigjozia Britanike DAILY MAIL mbërrin në Shqipëri

Prestigjozia Britanike DAILY MAIL mbërrin në Shqipëri duke dërguar gazetaren e mirënjohur investigative Jo Kessel në një udhetim mes rivierës së bukur shqiptare dhe trashëgimisë kulturore.

Jo Keesel u shoqërua nga Drejtoresha e Përgjithëshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Zana Çela e cila pyetjeve të shumta plot kuriozitet të gazetares mbi standartin e hoteleve, kulinarisë, traditës dhe kaltërsisë së detit ju përgjigj me ftesën për të prekur këtë realitet nga afer.
Në përfundim të vizitës e pyetur se çfarë e impresioni më së shumti nga vizita e saj në Shqipëri, Jo Kessel shprehu mrekullimin e saj për potencialin e turizmit shqiptar me këto fjalë:
“Bregdeti shqiptar është i mrekullueshëm, me ngjyrat dhe qartësinë e detit, mikpritjen e shqiptarëve dhe kulinarinë e vërtetë mbresëlënëse.”
Shpërndaje në: