Wanderlust in Albania 2025 është edicioni i dytë i një konkursi ndërkombëtar për fotografi dhe video (Reels), që ka për qëllim promovimin e turizmit dhe bukurive natyrore të Shqipërisë. Ky konkurs është një mundësi e shkëlqyer për profesionistë dhe entuziastë të fotografisë dhe videove që të tregojnë kreativitetin e tyre dhe të kontribuojnë në promovimin e Shqipërisë si një destinacion turistik i jashtëzakonshëm.
Në këtë edicion, kanë qenë të ftuar ambasadorët dhe kontribuesit e njohur të turizmit shqiptar për vitin 2025, si Bleron Caka, Renis Hyka, Elvis Vrioni, dhe shumë të tjerë…
Ky konkurs ishte një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që kanë ndikuar në industrinë e turizmit, duke u bërë pjesë e një komuniteti global që vlerëson Shqipërinë dhe pasuritë e saj natyrore.
