Konferenca “Turizmi në Evropën Qendrore dhe Juglindore – Shtigje të reja zhvillimi”

Konferenca Ndërkombëtare Turizmi në Evropën Qendrore dhe Juglindore – Shtigje të Reja Zhvillimi” u zhvillua më 27 shtator 2024 në Tiranë, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit në kuadër të Presidencës Shqiptare të Iniciativës Qendrore Evropiane (CEI) dhe të Presidencës së Tiranës të Procesit të Bashkëpunimit në Juglindje të Evropës (SEECP). 

Kjo konferencë u krijua si një platformë bashkëpunimi për liderë të industrisë së turizmit, politikëbërës, akademikë dhe profesionistë rajonalë, me qëllim të ndarjes së njohurive, përvojave dhe ideve inovative për zhvillimin e turizmit në rajonin e Evropës Qendrore dhe Juglindore. 

Në fokus ishin tema të rëndësishme si: sfidat në promovimin e destinacioneve turistike, zgjerimi i paketave turistike përtej turizmit klasik, si dhe arsimi dhe përgatitja e kapaciteteve njerëzore në sektorin e turizmit për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe cilësor të shërbimeve. 

Ngjarja u zhvillua në tre panele kryesore diskutimi, ku u shqyrtuan praktikat e mira për promovimin e destinacioneve turistikë, mënyrat për të integruar formë të reja turizmi si turizmi eksperimental, ekologjik, kulturor dhe agroturizmi, si dhe rëndësia e arsimimit turistik për ngritjen e standardeve në sektor. 

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin përfaqësues të institucioneve të turizmit nga vendet e CEI-së dhe SEECP-së, si dhe aktorë të sektorit privat dhe akademik, duke mundësuar shkëmbimin e perspektivave dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim rajonal. 

Facebook
LinkedIn
Email
X