Ujëvarat e Siqecës përfaqësojnë një atraksion të shkëlqyer natyror dhe një mundësi unike për eksplorim plot aventurë, në një mjedis me bukuri të veçantë. Ky kompleks përbëhet nga katër ujëvara, të vendosura rreth 100 metra larg njëra-tjetrës, të cilat ndodhen në pjesën veriore të fshatit Siqecë.
Lartësia e ujëvarave varion nga 4 deri në 7 metra, ndërsa ato furnizohen mjaftueshëm me ujë gjatë gjithë vitit. Natyra e gjelbëruar përreth dhe format e larmishme arkitektonike të krijuara nga rrjedha e ujit ndër shekuj u japin këtij vendi një pamje magjepsëse dhe tërheqëse.
Përveç bukurisë natyrore, Ujëvarat e Siqecës mbartin edhe vlera historike historike. Rreth viteve 820 p.K., në njërën prej ujëvarave, në pjesën e sipërme të saj, ndodhen rrënojat e një ngrehine të vjetër, e cila shërbente për ngjyrosjen e veshjeve të leshta. Gjithashtu, në afërsi të ujëvarave janë të pranishme gjurmë të një ujësjellësi të vjetër prej guri.
Ujëvarat e Siqecës përbëjnë një destinacion turistik të veçantë dhe një vend ideal për t’u eksploruar. Periudhat më të përshtatshme për vizitë janë pranvera, vera dhe vjeshta.
