Shtegu Pogradec-Valamarë

Hiking në këtë shteg ofron një pamje të mahnitshme, pyje dhe disa liqene akullnajore fantastikë. Valamara është një mal ku buron lumi Shkumbini. Ky mal shërben si një vijë ndarëse midis tre qyteteve: Pogradec, Maliq dhe Gramsh në Shqipëri. Ka disa liqene mahnitëse akullnajore në zonë, ka pyje me pisha dhe pyje me pisha boshnjake. Largësia, është rreth 71 km nga qendra e Pogradecit.

Maja më e lartë e këtij mali është 2373 m mbi nivelin e detit që është destinacioni i këtij shtegu. Distanca deri në majë të Valamarës është 64 km e cila mund të përshkohet me makinë rreth 2 orë e 30 minuta dhe 7 km të tjerë janë shteg shëtitje rreth 3 orë e 30 minuta, ecje në natyre me një nivel vështirësie. Sezoni më i mirë për tu realizuar si tur është në stinën e verës.

Facebook
LinkedIn
Email
X