Shpella e Tokës

Shpella e Tokës ndodhet në Kanionin e Urakës, në territorin e Bashkisë Mirditë, dhe njihet për formacionet e saj mbresëlënëse me stalaktite dhe stalagmite. E lehtë për t’u aksesuar dhe e pajisur me elementë sigurie, shpella është e hapur për vizitorë gjatë gjithë vitit, kundrejt biletave.

Brenda saj ndodhet edhe “Dragoi i Shpellës”, i lidhur me legjendat e fshatrave Trangë/Lufaj, duke i shtuar vizitës një dimension kulturor dhe magjepsës.

Facebook
LinkedIn
Email
X