Parku Kombëtar “Bredhi i Drenovës” është një rezervat natyror, i cili gjendet në juglindje të Shqipërisë, në qarkun e Korçës në një sipërfaqe prej rreth 1380 hektarësh. Ky park është një destinacion i rëndësishëm për natyrëdashësit, të cilët dëshirojnë të eksplorojnë bukurinë e florës dhe faunës së pasur të këtij vendi.
Parku është një habitat i pasur për një gamë të gjerë të bimësisë dhe faunës, me specie të rralla të kafshëve dhe shpendëve.
Me një larmi habitatesh si kullota natyrore subalpine dhe alpine, parku ofron shumë mundësi për aktivitete si ecje në natyrë, vrojtime të shpendëve, peshkimin në lum, dhe aktivitete tjera. Ky park është gjithashtu një vend i përkryer për piknik dhe kamping në natyrë.
I aksesueshëm dhe i lehtë për të mbërritur me makinë ose me transportin publik, përgjatë rrugës do të gjeni shenjime që ju orjentojnë drejt parkut.
Parku Kombëtar “Bredhi i Drenovës” është një mrekulli e natyrës dhe një destinacion për të eksploruar bukurinë dhe natyrën shqiptare.