Mali i Velës

Mali i Velës, me lartësi 1172 metra mbi nivelin e detit, është maja më e lartë mbi bregdetin shqiptar të Adriatikut dhe një nga pikat më të veçanta natyrore të Bashkisë Mirditë. 

Në majë ndodhet një piramidë trekëndore mbi të cilën është vendosur statuja e Shën Mërisë. Çdo të shtunë të parë të qershorit, pelegrinë, besimtarë dhe dashamirës të natyrës ngjiten drejt majës për t’u takuar me Zojën e Velës, një traditë e ngulitur prej vitesh në zonë.

Facebook
LinkedIn
Email
X