Mali i Munellës

Mali i Munellës është një monument natyre i rëndësishëm në Mirditë, me një lartësi prej 1,991 metrash mbi nivelin e detit. Maja e Krojkut (Kryqit) përbën pikën më të lartë të vargut malor që shtrihet nga verilindja në jugperëndim dhe karakterizohet nga relieve alpine, shpate të thepisura, gryka të thella dhe kullota të gjera në zonat e sipërme.

Masivi i Munellës përbëhet kryesisht nga shkëmbinj vullkanikë të mbuluar me pllaka gëlqerore. Proceset natyrore të ujërave kanë formuar peisazhe të bukura, të cilat përfshijnë gryka, gropa dhe pellgje karstike, si dhe burime me ujë të pijshëm. Këto elemente e bëjnë Munellën një zonë me vlera të larta natyrore dhe mjedisore. Disa shtigje të markuara e bëjnë të mundur ngjitjen në Malin e Munellës, me pikënisje nga fshatrat Spaç, Bisakë, Klos dhe Domgjon, duke e kthyer malin në një destinacion të rëndësishëm për vizitorët dhe

Facebook
LinkedIn
Email
X