Lumi Vjosa është një nga lumenjtë më të pastër dhe më të egër në Europë, i cili ofron mundësi të shumta për aktivitete natyrore si rafting, peshkim dhe shëtitje buzë lumit. Degët e lumit Vjosa, krijojnë ambiente të qeta dhe piktoreske, të përshtatshme për pushime dhe eksplorim natyror. Ujërat e kristaltë dhe brigjet e gjelbërta e bëjnë këtë zonë një destinacion ideal për vizitorët që kërkojnë sportet e aventurës dhe një përvojë unike natyrore. Lumi Vjosa përfaqëson një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë natyrore të Përmetit.