Në territorin e Tropojës rrjedhin shtatë lumenj, të cilët krijojnë lugina me vlera turistike dhe shkencore. Ata janë: Lumi i Gashit (lugina e të cilit është shpallur Park Kombëtar i kategorisë së parë – Zonë e mbrojtur strikte), Lumi i Valbonës (lugina e të cilit është shpallur Park Natyror Kombëtar), Lumi i Drinit, Lumi i Currajt, Lumi i Skatinës, Lumi i Sylbicës dhe Lumi i Bytyçit.