Liqeni i Zi

Para viteve ’90, Balgjaj ishte një nga destinacionet turistike më të frekuentuara, kryesisht në fundjavë, nga nxënësit e shkollave, banorët e zonave përreth rrethit të Matit dhe atyre fqinje të Dibrës, nga punonjësit e kooperativave bujqësore dhe ndërmarrjeve të ndryshme të zhvillimit ekonomik të Matit dhe më gjerë.

Kjo zonë ka qenë në vëmendje të vazhdueshme dhe të përzgjedhur nga studiuesit dhe shkencëtarët e universiteteve dhe institucioneve shkencore. Ata vinin në Balgjaj për 1 ose 2 ditë, por pasi njiheshin me bukuritë e rralla dhe vlerat natyrore të këtij ekosistemi, donin të qëndronin me javë, dhe ndoshta edhe me muaj për të pushuar dhe studiuar këtë zonë.

Facebook
LinkedIn
Email
X