Laguna e Orikumit

Laguna e Orikumit ndodhet në bregdetin e Gjirit të Vlorës, afër qytetit të Orikumit, dhe përfshihet në zonën e menaxhuar mbrojtëse të Karaburunit. Zona konsiderohet një Important Bird Area (IBA), falë pranisë së madhe të shpendëve migrues si karabullakët, çafkat e mëdha të bardha dhe çafkat gri.  Zona mbart një biodiversitet të pasur me ngjala, koce dhe molusqe. Shpendët migrues përdorin lagunën për ushqim dhe strehim gjatë stinëve të migrimit pranverë-dimër.

Disa nga aktivitetet që vizitorët mund të bejnë përgjatë vizitës së tyre janë:

Vëzhgim zogjsh me dylbi, sidomos në pranverë dhe vjeshtë kur është edhe migrimi i zogjve.

Ecje dhe foto përgjatë bregut, ku përjetohet ndjesia e një oazi natyror pranë maleve dhe detit

 Vizitë historike: pranë lagunës ndodhen gërmadhat e qytetit të vjetër Orikum, një nga qendrat më të rëndësishme në antikitet

Facebook
LinkedIn
Email
X