Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Znj. Zana Çela mori pjesë sot në aktivitetin “Shqipëria Turistike – Destinacion 12 Mujor”, i organizuar nga MÜSİAD Albania, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve dhe aktorëve kryesorë të sektorit të turizmit.
Në panelin “Si ta kthejmë Shqipërinë në një destinacion 12-mujor?” Znj. Çela theksoi rëndësinë e promovimit të destinacioneve dhe eventeve turistike gjatë gjithë vitit , rolin e mjeteve digjitale si aplikacioni TEA, si dhe vlerën që sjell Paketa e Maleve dhe zhvillimi i agroturizmit në diversifikimin e ofertës turistike.
Drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së u shpreh se qëndrueshmëria është faktori kyç në këtë proces: ku investimet e qëndrueshme në infrastrukturë dhe zhvillimi i projekteve që respektojnë natyrën dhe komunitetet lokale e bëjnë Shqipërinë një destinacion konkurrues dhe funksional gjatë gjithë vitit.
Ky aktivitet ofroi një platformë të rëndësishme dialogu mes institucioneve publike dhe sektorit privat për të ardhmen e turizmit shqiptar.











