Malet e Dibrës janë ndër më të lartat në Shqipëri

Malet e Dibrës lindën si nevojë e rezistencës antiturke dhe qenë forma organizimi shtetëror vetëqeverisës për atë periudhë. Krahinat  që nuk iu nënshtruan asnjëherë pushtuesit u quajtën  “ Male”. Në fillim, Dibra kishte shtatë “Male”, të cilat qenë Reç e Dardhë, Çidhën, Luzni, Muhurr, Katër-Grykët, Gryka e Madhe dhe Gryka e Vogël. Më pas u nda Mali i Reçit e Dardhës dhe u krijua Mali e Reçit dhe Mali i Dardhës, si dhe Gryka u Madhe u nda në dy Male të tjera Gryka e Madhe dhe Bulqiza.

Korabi është mali më i lartë në Shqipëri. I përshtatshëm për ecje malore duke filluar nga maja e Korabit, fshati turistik i Radomirës, fusha e Korabit dhe në bjeshkën e Gramës, stanet e Kaloshëve, në Rabdishtin turistik, me Hinosken e shtëpitë pritëse të Fidallarëve dhe nëpër Valivar në malin e Kërcinit dhe shumë atraksione natyrore dhe kulturore në zonën e Maqellarës.

Facebook
LinkedIn
Email
X