Midis Sucit, malit Balgjaj, Lisit dhe Patinit shtrihet fshati Kurdarise.
Varri i paraqitur në figurë është varri më i rëndësishëm shkëmbor dhe ndodhet në lagjen Spilaj të Kurdarisë. Quhet shpella e Hoxhajve. E punuar në një terren shkëmbor, me hyrjen nga perëndimi, përbëhet nga dy dhoma, hyrjet e të cilave janë 2.50 m.