Ura e Shën Premtes

Ura e Shën Premtes ndodhet në rrëzë të malit Gurrë, vazhdim i atij Skënderbeu, në rrjedhën e sipërme të lumit Lusë, midis fshatrave Gurrë, Vogël-Rripë dhe Frankth.

Mori këtë emër sepse aty pranë ndodhen rrënojat e një kishe mesjetare të emëruar sipas Shën Premtes. Ura është ndërtuar në një mjedis malor, në rrëzë të malit, në dy shpatet e larta shkëmbore të përroit Lusë, një degë e lumit Mat. Ura është formuar në një hark rrethor dhe është ndërtuar me qemerë të dyfishtë. Trupi i saj është i ngritur me gur gëlqeror të bardhë dhe gurë katrorë të skalitur, një fenomen dominues, specifik për fshatrat e Gurrës.

Këmbët e urës janë të vendosura në një taban shkëmbor, dy anët e harkut të poshtëm janë të ndërlidhura me pllaka hekuri dhe grepa. Ura e Shene-Premtes është 10.5m e gjatë dhe 2.5m e gjerë dhe me një trashësi harku prej 0.8m, hapësira e dritës midis dy këmbëve të urës është 6.5m, ndërsa lartësia e çatisë së harkut nga pasqyra e ujit shkon në 9.3m. Kjo urë pas asaj të Kulmarës dhe së bashku me urën e Halilajve janë tre urat më të larta në Mat.

Ndërtimi i kësaj ure lidhet me rrugën që lidhte tregun e Klosit me atë të Komsit. Kjo rrugë si degë e rrugës kryesore që vinte nga Durresi nëpërmjet Zgerdhesh-Qafë Shtame-Komsi për në Mat, degëzohej në Komsi me një arterie për në Muzhake-Frankth-Ura e Shene Premtes-Gurre e Vogël-Gurre e Madhe-Mishter- Unjateh-Bel-Fullqet, binte te ura e Pazarit në Klos.

Facebook
LinkedIn
Email
X