“Ura e Hoxhajve” ose “Ura e Vogël” ndodhet në lagjen “Kodër” të Gurit të Bardhë. Është një nga urat më të vogla të ndërtuara me shkëmbinj, me një gjatësi prej 6m dhe një gjerësi prej 1.85m. Kjo urë shërbente për të kaluar karvanët që vinin nga Tirana në Mat dhe Dibër dhe për të komunikuar lagjen me malin. U ndërtua në fillim të shekullit X1X nga Mehmet dhe Ali Mikli (Hoxha) banorë të lagjes “Kodër” dhe u restaurua nga mjeshtri gurabardhas Hamit Karaj.