Ura e Halilajve

Kushdo që viziton Klosin, nuk duhet ta humbasë peizazhin që shfaqet te “Ura e Halilajve”.

“Ura e Halilajve” ndodhet në fshatin Dars. Kjo urë është ndërtuar në një vend shkëmbor në dy brigje të larta me hark. Harku i urës ka një gjatësi prej 15 m, gjerësia midis dy këmbëve të saj është 11 m, dhe lartësia nga pasqyra e ujit arrin 9 m. Traseja e rrugës ka një gjerësi prej 2.6 m dhe është e shtruar me gurë dhe pllaka guri lumi.

“Ura e Halilajve” thuhet se është ndërtuar nga një anëtar i fisit Halili. Kjo urë është një nga urat më të vjetra që gjenden sot të padëmtuara në Mat dhe është shpallur monument kulture.

Gjithashtu në Klos ndodhen “Ura e Allamanit” dhe “Ura e Vashës” e cila është një kryevepër e inxhinierisë dhe një nga më të rrallat në vend dhe i përket shekullit XVIII.

Facebook
LinkedIn
Email
X