Ura e Allamanit

Në hyrje të qytetit të Klosit ndodhet “Ura e Allamanit”. Kjo urë është ndërtuar mbi një fund shkëmbor përgjatë përroit. Traseja e urës është e shtruar me gurë dhe pllaka lumi. Ura është 16 m e gjatë. Gjerësia e trasesë është 2.6 m. Ndërtimi i urës në këtë vend lidhet me rrugën kryesore që kalonte Matin nga jugu në veri. Kjo urë lidhte edhe tregun e Klosit me Stelushin.

Sot “Ura e Allamanit” ruhet me fanatizëm nga vendasit, duke ruajtur kështu vlerat historike dhe kulturore të zonës së Klosit.

Facebook
LinkedIn
Email
X