Arti shkëmbor i Rubikut është i ndarë në dy panele që përmbajnë të paktën tetë figura, shtatë prej të cilave të pikturuara me bojë të bardhë dhe një e gdhendur. Prania e dy teknikave të ndryshme tregon mundësinë e ekzistencës së dy fazave të veçanta kronologjike në zhvillimin e këtij arti.
Forma e figurës së gdhendur dhe analogjitë me figurat e pikturuara në artin skematik mesdhetar evidentojnë ngjashmëri me Shpellën e Shkruar të Lepenicës dhe raste të tjera të ngjashme.

