Manastiri i Zvërnecit

Manastiri i Zvërnecit është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore në Bashkinë Vlorë. I ndodhur në një ishull të vogël piktoresk në Lagunën e Nartës, ky manastir përfaqëson një ndërthurje të rrallë të historisë, arkitekturës bizantine dhe bukurisë natyrore të pandryshuar.

Ky vend i shenjtë i përket shekullit XIII dhe i kushtohet Shën Mërisë. Arkitektura e tij karakterizohet nga elementë tipikë të kishave ortodokse mesjetare, me afreske të ruajtura pjesërisht, si dhe objekte të vjetra fetare.

Ajo që e bën Manastirin e Zvërnecit unik, është vendi ku ndodhet në një ishull të vogël i mbuluar nga pisha, i lidhur me tokën përmes një ure prej druri që përshkon lagunën. Ecja përgjatë kësaj ure ofron një përvojë të veçantë për çdo vizitor, pasi natura është e pasur me biodiversitet dhe përbën një destinacion të preferuar për ekoturizëm dhe fotografi natyrore.

Facebook
LinkedIn
Email
X