A e dinit se arti i bukurisë i kompozuar kaq bukur me natyrën ndodhet në “Kompleksin Turistik Gurra” në fshatin Gurrë?
Shtëpia e mysafirëve, e cila është ndërtuar si një model tip kulle i kohërave moderne, është trajtuar në detaje dhe ju mirëpret në Gurrë. E përshkruar si investimi më i mirë për atdheun. Mjeshtri ka vendosur ta përkthejë përpjekjen e një jete në një kryevepër që i shërben jo vetëm banorëve të zonës, por kujtdo që kërkon të gjejë një kombinim perfekt të natyrës me dorën e njeriut.
Rruga për në Kullën e Muharremit është lehtësisht e kalueshme dhe një fundjavë me familjen do të ishte ideale.