Kalaja e Matrizës

Kalaja e Matrizës ndodhet në Bashkinë Mirditë dhe sipas tipologjisë së ndërtimit dhe materialit arkeologjik, daton në antikitetin e vonë. Mendohet të jetë një fortifikim i periudhës së Justinianit I, i cili gjatë dyndjeve sllave ndërtoi ose rindërtoi një sërë fortifikimesh në territoret e Ilirisë.

Kalaja ka funksion mbrojtës dhe kontrollues mbi luginën e Fanit, ku kalonte rruga e vjetër që lidhte Lezhën me Prizrenin dhe trevat e tjera lindore. Trashëgimia arkitekturore dhe historike e bën një pikë të rëndësishme për studiuesit dhe vizitorët e interesuar pas historisë së hershme të zonës.

Facebook
LinkedIn
Email
X