Kalaja e Gurit të Bardhë (Petralba) ndodhet poshtë fshatit Guri i Bardhë dhe mbi fshatin Fshat në një kreshtë mali me lartësi 778 m. Në vendin ku ndodhen rrënojat e Petralbës, banorët e quajnë “Maja e qytetit”, duke nënkuptuar se qyteti ndodhej në ultësirën poshtë lumit Mat. Njerëzit thonë se familja e Gjon Kastriotit jetonte në këtë qytet dhe se heroi ynë kombëtar Skënderbeu lindi këtu.
Historiografia jonë e lidh ndërtimin e kalasë me lindjen e principatave feudale shqiptare në shekullin XIII-XIV.
Në ditët e sotme, Kalaja e Petralbës është bërë një atraksion turistik dhe një vend shumë i vizituar nga vendasit dhe jo vetëm. Nga Kalaja mund të shihni të gjithë zonën përreth, pamja që ofrohet nga atje lart është thjesht mahnitëse.
Peizazhi që ofron Guri i Bardhë është një kombinim i historisë dhe natyrës, duke e bërë fshatin Guri i Bardhë tashmë pjesë të projektit të 100 fshatrave turistikë në Shqipëri. Duke e quajtur Kalanë e Petralbës me emrin e parë, “Petro Albam” kuptojmë se shqiptarët e kanë quajtur atë kështjella e agimit të mëngjesit, e shpresës, e bardhësisë së jetës. Emri Guri i Bardhë hyri në histori si një fortesë dhe filloi të zëvendësonte njëri-tjetrin. Si Guri i Bardhë ashtu edhe Petralba sillnin në mendje kështjellën e Petralbës.
Kjo kështjellë u ndërtua nga të vetmit pronarë autoktonë, të njohur, të pranuar dhe të respektuar në Mat, nga Kastriotët.