Kalaja e Gjon Bocarit

Kalaja e Gjon Boçarit ndodhet në fshatin Dukat, në territorin administrativ të Bashkisë Vlorë, dhe përfaqëson një objekt me vlera të veçanta historike, arkitektonike dhe kulturore. E ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XVIII nga familja e njohur Boçari, fortifikata ka shërbyer si rezidencë dhe njëkohësisht si strukturë mbrojtëse në kontekstin e rezistencës ndaj sundimit osman. Brenda mureve të saj ruhen gjurmë të strukturave të banimit dhe hapësirave funksionale që i përkasin një rezidence fisnike me karakter ushtarak.

Pozita gjeostrategjike e kalasë ka pasur rëndësi të veçantë për mbikëqyrjen e luginës së Dukatit dhe rrugëve të rëndësishme që lidhin bregdetin me brendësinë e vendit. Sot, Kalaja e Gjon Boçarit është një monument i kategorisë së parë, i mbrojtur me ligj, dhe përfaqëson një element të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore të Bashkisë Vlorë.

Facebook
LinkedIn
Email
X