Markata e shijes

Markata e Shijes në Korçë është një qendër vitale për tregëtimin e produkteve bio, por edhe një atraksion turistik, që forcon ekonominë lokale. Ky treg modern mbledh shije tradicionale dhe produkte lokale nga rajoni.

Në këtë hapësirë të rinovuar dhe tërheqëse, vizitorët mund të gjejnë një shumëllojshmëri produktesh të freskëta dhe të shijshme, përfshirë fruta, perime, erëza, djathë, dhe prodhime të tjera nga fermat lokale. Një vend ideal për të provuar dhe për të blerë produkte nga agroturizmi i  Korçës. Tregëtarët zhvillojnë aktivitetin e tyre brenda këtij poli ekonomiko-turistik duke garantuar standardet më bashkëkohore për konsumatorin.

Facebook
LinkedIn
Email
X