Lakrori në saç është një nga gatimet më autentike dhe të dashura të kuzhinës tradicionale të Devollit . I përgatitur me brumë të hollë dhe me mbushje të ndryshme si spinaq, presh, qepë ose djathë, kungull lakrori piqet në një sac të veçantë, që i jep atij një aromë dhe shije unike.
Ky gatim, i ngjashëm me byrekun, është simbol i mikpritjes devollare , si një traditë e hershme e trasheguar brez pas brezi.