Kuzhina e Maliqit është e thjeshtë, dhe e lidhur me tokën pjellore dhe traditat familjare. Produktet e zonës janë të njohura për cilësinë e tyre dhe shpesh serviren në forma tradicionale.
Lakror nën saç, një specialitet i zonës së Korçës ku bën pjesë edhe Maliqi, mbetet ndër pjatat më simbolike të zonës. Përgatitet me brumë të hollë e mbushje nga më të ndryshmet: spinaq, qepë të njoma, domate, djathë të bardhë apo përzierje perimesh. Procesi i pjekjes nën saç i jep shije të veçantë autentike.
Maliqi shquhet gjithashtu për prodhimet bujqësore dhe panairet e embëlsirave, ku zonjat e fshatrave përreth prezantojnë gatime tradicionale si byrekë të ndryshëm, bakllava, revani, petulla dhe ëmbëlsira të përgatitura me produkte vendas. Djathi i freskët, mjalti malor dhe rakitë e zonës janë pjesë e traditës kulinare që i jep karakter gastronomisë së Maliqit.