Kulinaria e Dibrës është një simbol i traditës së pasur dibrane. Një numër i madh i gatimeve në Dibër vijne që në të kaluarën e guzhines primitive, mbahen edhe sot ne menyre tradicionale, shume pak të ndryshuara, por akoma janë shumë të shijshme të përmendura dhe me shumë emër në traditën e kuzhinës shqiptare.
Klima e favorshme e rajonit te Dibres siguron kushte të shkëlqyera të rritjes për një larmi frutash, bimësh aromatike dhe perimesh. Kulinaria e Dibrës njihet gjithashtu për larminë dhe cilësinë e produkteve të saj të qumështit dhe pijeve alkoolike lokale, siç është rakia e kumbullës.
Pulë me jufka, speca me gjize, grosha me pasterma dhe sheqerpare (ëmbëlsirë) konsiderohen më të famshmet në kulinarinë e Dibrës. Sofra dibrane është e mbushur me gatime tipike shtëpie me produkte bio, përmes një tradite të trashëguar nëpër breza, që i serviren kujtdo që zgjedh të vizitojë këtë zonë.

