Kuleçtë e nuses

Gatimi tradicional i njohur si “Kuleçët e nuses” përgatitet sipas një mënyre të veçantë dhe lidhet ngushtë me një traditë të trashëguar brez pas brezi. Ky gatim përgatitet me mazë (miell misri) dhe lyhet me gjalpë, duke u formuar në trajtë rrethore. Kuleçët përgatiten individualisht për secilin anëtar të familjes dhe për të afërmit më të ngushtë.

Sipas zakonit, dy javë pas ditës së martesës, nusja e re shkon për vizitë në familjen e saj, ku përgatit “Kuleçët e nuses” si shenjë respekti, mirënjohjeje dhe lidhjeje familjare. Pas një qëndrimi dyjavor pranë familjes së saj, ajo rikthehet në familjen e bashkëshortit, duke përsëritur të njëjtin ritual të gatimit të kuleçëve, këtë herë për anëtarët e familjes së burrit. Ky veprim simbolizon ruajtjen e traditës.

Facebook
LinkedIn
Email
X