Gratë përmetare janë të njohura për ruajtjen e traditave të kuzhinës së zonës, duke përfshirë glikotë, pjatat e shijshme dhe byrekët me mbushje të ndryshme. Një nga recetat më të shijshme është ajo e gjellës shqeto: një supë e lehtë kremoze, ideale për drekë. Përbërës kryesor ka mishin e qengjit dhe tradicionalisht shërbehet si pjatë e parë në dasma apo ceremoni mortore. Kjo supë shoqërohet mjaft mirë me sallatë të freskët dhe bukë të thekur.