Kulinaria e Kukësit traditat e hershme të zonës, duke u mbështetur kryesisht në produkte blegtorale dhe gatime tradicionale që janë trashëguar brez pas brezi. Kuzhina vendase karakterizohet nga përdorimi i produkteve natyrore.
Specialitetet kryesore të zonës:
- Flija – gatim tradicional i përgatitur me petë të holla dhe kos, që gatuhet ngadalë dhe shërbehet zakonisht në raste festive dhe familjare.
- Mish i thatë dhe produkte shtëpie – mish i përpunuar në mënyrë tradicionale për ruajtje gjatë dimrit, së bashku me gjalpë dhe kos të freskët.
- Ëmbëlsira tradicionale – si hasude dhe hallva, të përgatitura për festa dhe ngjarje familjare.
Kuzhina e Kukësit përfaqëson një pjesë të rëndësishme të identitetit kulturor të zonës, duke ofruar shije autentike dhe mikpritje tradicionale për çdo vizitor.