Himara International Music Festival

Nga data 21 deri më 28 gusht, qyteti bregdetar i Himarës do të jetë mikpritës i edicionit të katërt të Himara International Music Festival, një ngjarje e rëndësishme kulturore që po kthehet në një traditë të çmuar për artdashësit shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
Festivali do të zhvillohet në sallën “Neço Muko” dhe do të ofrojë shtatë netë koncertesh të pasura dhe të larmishme, duke përfshirë flamenco, jazz, muzikë klasike, kontemporane, si dhe një Platformë për Artistët e Rinj dhe Masterklasse për muzikantët në zhvillim.
Artistë nga Shqipëria, Kosova, Franca, Gjermania, Austria, Spanja, Finlanda dhe Hungaria do të performojnë në skenën e festivalit, duke sjellë energji, eksperiencë dhe një frymë ndërkombëtare në zemër të bregdetit shqiptar.
Vizioni i festivalit mbështetet në pesë shtylla kryesore:
Promovimi i Himarës dhe trashëgimisë kulturore të saj
Ekselenca artistike;
Mesazhe reflektuese për fenomenet shoqërore;
Krijimi i hapësirave për artistët e rinj;
Afërsia me publikun përmes një programi të larmishëm dhe tërheqës.
Me një kombinim të pasur stilistik dhe përfaqësim të gjerë gjeografik, Himara International Music Festival IV premton të sjellë një përvojë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.
Informohuni në www.himarafestival.com
Shpërndaje në: