Forumi Ekonomik i Tiranës

Në Forumin Ekonomik të Tiranës, Drejtoresha e Përgjithsme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Znj. Zana Çela mori pjesë në një diskutim të rëndësishëm mbi perspektivat e zhvillimitn të turizmit në Shqipëri, si dhe mbi rolin që investimet strategjike kanë në fuqizimin e këtij sektori dhe në garantimin e një rritjeje të qëndrueshme.

Gjatë panelit “From overtourism to sustainability” the future of Albania’s Tourism Economy” Drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së ndau me pjesëmarrësit vizionin dhe prioritetet që udhëheqin punën e AKT-së në promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë. Znj. Çela theksoi se vendi ynë synon të forcojë edhe më shumë rolin e turizmit si faktor kyç i rritjes ekonomike, kohezionit territorial dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Facebook
LinkedIn
Email
X