Në Forumin Ekonomik të Tiranës, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, znj. Zana Çela, mori pjesë në një diskutim të rëndësishëm mbi perspektivat e zhvillimit të turizmit në Shqipëri, si dhe mbi rolin që investimet strategjike luajnë në fuqizimin e këtij sektori dhe në garantimin e një rritjeje të qëndrueshme.
Gjatë panelit “From Overtourism to Sustainability: The Future of Albania’s Tourism Economy”, Drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së ndau me pjesëmarrësit vizionin dhe prioritetet që udhëheqin punën e Agjencisë Kombëtare të Turizmit në promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë. Znj. Çela theksoi se vendi ynë synon të forcojë edhe më tej rolin e turizmit si një faktor kyç i rritjes ekonomike, kohezionit territorial dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Forumi Ekonomik i Tiranës është një ngjarje prestigjioze që mbledh së bashku drejtues të lartë nga politika, biznesi dhe akademia, si nga Shqipëria ashtu edhe nga arena ndërkombëtare. Në këtë forum, të organizuar nën kujdesin e Delphi Forum, u diskutuan çështje kyçe dhe u trajtuan hapësirat për zhvillim që ofron Shqipëria.

