“Mokra N’Fest”, një event që ka në fokus promovimin e Mokrës, monumentet e kulturës dhe natyrës, traditave, zakoneve, kulinarisë etj, ku çdo vit vjen në edicionin e saj në fshatra të ndryshëm të krahinës së Mokrës. Kjo festë organizohet pranë “Urës së Golikut” monument kulture e kategorisë së parë e ndërtuar në shek. XVII si pjesë e rrugës “Egnatia ” Mokra N’Fest” ka promovuar edhe fshatra të tjerë si Potkozhani, një destinacion tjetër kulturor i promovuar ku ndodhet një nga shkollat më të vjetra të zonës.
“Mokra N’Fest” promovon gatime tradicionale, prodhime të zonës, ekspozita, piktura në natyrë, valle e këngë mokrare dhe mbi të gjitha dollinë. Mokra, një zonë që vlen për t’u vizituar pasi të gjithë mund të jenë pjesë e tureve për sporte ujore e motorike.