Maratona e Notit “Agron Ruvina”

Bashkia e Pogradecit dhe partnerët lokalë organizojnë maratonën e notit për të nderuar notarët e spikatur të qytetit tonë dhe për të promovuar sportin e notit. Prej disa vitesh, me mbështetjen e Komitetit Olimpik Kombëtar dhe Bashkisë Pogradec, organizohet Maratona e Notit “Agron Ruvina”, ku marrin pjesë të apasionuar pas notit, të rinj dhe veteranë nga e gjithë Shqipëria.

Në këtë event marrin pjesë ekipet kombëtare të Shqipërisë, notarë të të gjitha moshave, profesionistë dhe amatorë. Distancat e garës janë përshtatur sipas kategorive: 1750 metra për notarët profesionistë dhe 280 metra për notarët deri në moshën 14 vjeç.

Facebook
LinkedIn
Email
X